A solli koronavirusi paqe politike? Meta: Në këto momente, të gjithë i kemi bashkuar forcat për një qëllim

AKTUALITET


Presidenti u vendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur se a ka paqe politike për shkak të koronavirusit, deklaroi se në këto momente janë bashkuar të gjitha forcat me vetëm një qëllim, atë të tejkalimit të situatës.

“Është e domosdoshme në këtë moment paqja e bashkëpunimi. Nga një krizë të shëndetit publik mund të kalojmë në krizë politike etj. Natyrisht të gjitha këto do të përpiqemi t’i tejkalojmë dhe kostot do jenë minimale. Kjo arrihet duke u sjellë të gjithë në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë i kemi bashkuar fuqitë për një qëllim të përbashkët. Kjo situatë do në na bëjë të reflektojmë. Tashmë mund të hapim negociatat dhe kemi disa kushte e këto kushte duan bashkëpunim politik”, tha Meta.

Ilir Meta po ashtu u shpreh se edhe për hapjen e mundshme të negociatave, të gjitha forcat politike në vend duhet të bashkëpunojnë.

“Europa ka kaluar topin në fushën tonë. Duhet të falenderojmë Europën. Duhet që të plotësojmë ata kushte që na janë dhënë. Duhet të ecim përpara dhe kjo varet vetëm nga ne. Duhet të bashkëpunojmë për interesin kombëtar, për integrimin europian.

Dua të falënderoj BE-në për 50 milionë euro që dha ndihmë, falënderoj SHBA për ndihmën që kanë dhënë dhe shtetet e tjera që kanë dhënë apo mund të japin, sikundër edhe Kina e kushdo tjetër”, u shpreh Meta.



Skip to toolbar