Fondacioni SOROS, 5 mijë maska mbrojtëse dhe 10 mijë doreza për Policinë e Shtetit

AKTUALITET


Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka njoftuar gjatë ditë së premte se ka kontribuar përmes dhurimit të 5 mijë maskave mbrojtëse, 10 mijë dorezave dhe 100 litra xhel dezinfektues për Policinë e Shtetit.

Në njoftimin e shpërndare nga ky fondacion thuhet se po ndiqet me shqetësim dhe vëmëndje gjenda e jashtëzakonshme e shkaktuar prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipërië. “Aktivizimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që u pasua me masa shtrënguese në funksion të parandalimit të përhapjes masive të virusit COVID 19 në vendin tonë, ka angazhuar në vijën e parë të administrimit të situatës në terren, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, forcat e rendit të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.  

Duke vlerësuar ndihmesën e vyer të forcave të rendit që po japing ndihemsën e tyre në vijën e parë të frontit në betejën ballorë me Covid19. “Punonjësit me uniformë shtetërore janë në çdo çast në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ofruar rend cilësor, si garant të sigurisë qytetare dhe respektimit të masave kufizuese”.

Fondacioni SOROS shprehet se duke vlerësur rrezikun që paraqet koronavirusi, si dhe duke parë ekspozimin real në kontaktin me qytetarët, ndien për detyrë të mbështesë punonjësit e Policisë së Shtetit duke kontribuar me një ndihmë modeste prej 10,000 dorezash, 5,000 maska dhe 100 litra xhel dezinfektues.



Skip to toolbar