Shkon në 81 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërron jetë 1 pacient. 1506 të prekur

AKTUALITET


Në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën dhe 15 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Maqedoninë e Veriut. 

Mësohet se 2 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 7, Tetovë 1, Prilep 4. Ndërkohë, numri në total i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 1506, prej të cilëve 572 raste janë aktive.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë, një 66-vjeccar nga Struga, ka qenë i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, që prej 24 prillit. Kujtojmë se numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirus ka shkuar në 81.



Skip to toolbar