Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Prekal–Kir, ku një person është gjetur i pajetë brenda një automjeti, i dyshuar të jetë vrarë me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku. Njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 19:00, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
Autoritetet kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar të krimit.
