Të dashur miq! Prej 3 vitesh, por sidomos 2 muajt e fundit, media opozitare, politikanë të njohur në PD dhe sidomos kryetarët e partive aleate të djathta i kanë kërkuar me ngulm PD dhe kryetarit të saj bashkimin e partisë apo të djathtës në mënyrë gjithëpërfshirëse. Jo vetëm sepse e kanë gjykuar parimisht në çdo kohë si të vetmen mundësi për të mundësuar rotacionin politik në zgjedhjet e ardhshme, por sepse edhe koha e zgjedhjeve po afron me shpejtësi!
E kam thënë dhe vitin e shkuar ditën e nesërme të dorëzimit të mandateve se edhe ky akt ekstrem mund të ishte një zgjidhje vetëm nëse opozita e bënte të bashkuar! I kemi bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e kthimit të së djathtës në “normalitet politik” për të qenë e gatshme për të fituar zgjedhjet. Që nga dorëheqja e Bashës pas zgjedhjeve të 2017 dhe hapja e një gare serioze statutore pa “ngrirje-shkrirje” që të kthente besimin se modeli demokratik fillonte që tek leadershipi! Një vit më pas në Kuvendin e qershorit të 2018 bashkë me Edit Harxhi propozuam një statut që ndante pushtetet brenda partisë e deri tek përfshirja e strukturave lokale në vendimamarrje në mënyrë serioze e jo me propagandë false të tipit komunist “aplikime online”!
Partitë Aleate prej muajsh i kanë kërkuar një Kod Zgjedhor “me shkallëzim” ose “nënkoalicione” ku çdo partie ti llogariten votat e veta e jo të ndahen tepricat e votave sipas renditjes duke favorizuar vetëm LSI brenda një koalicioni të mundshëm të madh!
Dhe përgjigjet e Bashës kanë qenë JO! As reformim i PD, as koalicion i ndershëm para-zgjedhor e as bashkim i të djathtës!
Të gjitha këto propozime nga brenda apo jashtë PD janë refuzuar apo “arkivuar” në heshtje! Përkundrazi jemi akuzuar si nga Komiteti Qëndror i Partisë së Punës si “të shitur tek Rama”, ndërkohë që se kush është “shitur” duke sabotuar opozitarizmin tash e 7 vjet e di i madh e i vogël! Që nga reforma territoriale e 2014, drejtësia në 2017, marrëveshja e 2017 me gjithë elementet e fushatës e deri tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e ulja në tryezë me Gjiknurin pa marrë asnjë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme që kanë shndërruar Shqipërinë në një “mbretëri të Edi Ramës dhe sektit të Rilindjes”! Ndërsa aleatët u shpërblyen me propozimin për sistem zgjedhor mazhoritar duke “grisur” në sytë e tyre propozimin për sistem me nënkoalicione brenda koalicionit!
Pra Basha dhe oborri i tij i vogël, nuk është se nuk kuptojnë urgjencën e bashkimit të së djathtës, por thjeshtë e REFUZON atë!
Të gjitha këto reagime përshfirë atë të një jave më parë ku u distancua përfundimisht nga tradita e PD duke thënë se “opozita që ulërinte nga maja e kokës nuk ekziston më”, janë konfirmim i tërë sjelljes bashkëpunuese me Ramën për ti dhuruar në tavolinë mandatin e 3-të! Ka ende votues të djathtë që refuzojnë ta besojnë këtë sjellje tradhëtie të hapur, por shumica e popullit opozitar janë qartësuar se kjo rrugë është sabotim i hapur i rotacionit politik në 2021!
Tashmë të gjithë aktorët opozitarë kanë 2 zgjedhje: ose të presin të bëhen spektator të dështimit të 4-ët elektoral të së djathtës, ose të fillojnë punën për të çuar votat e djathta në “kutitë e votimit” për të mundur Rilindjen e për ti dhënë vetes e shqiptarëve mundësinë e një qeverisjeje të ndershme, të djathtë, të qartë e të mbështetur në vlerat e të djathtës që po drejton nga SHBA e deri në Poloni!
Qershori i 2021 po vjen! Koha ikën, e rreziku i një mandati të 3-të të Ramës është më i mundshëm se kurrë! Çdokush duhet të bëjë zgjedhjen e vet, ose me Ramën e Bashën ose me Shqipërinë!