Alfred Lela kundërshton veprimin e Ramës për faljen e gjobave të COVID 19: Ose duhet të jemi seriozë me pandeminë ose suedezë

AKTUALITET


Gjatë emisionit “Real Story” në News 24 u fol edhe për rolin që mund të ketë një pandemi në demokraci.

Sipas gazetarit Alfred Lela është krijuar një situatë pak e cuditshme, ku nga njëra anë vendosen masa të rrepta izolimi, pastaj forcohet Kodi Penal e në fund kryeministri fal gjobat e vëna gjatë fazës së parë të izolimit.

“Kryeministri thotë në fillim do ketë ndëshkime kush shkel masat, pastaj forcon ndëshkimin në Kodin Penal dhe pastaj fal ata të fazës së parë. Pra, o duhet të jemi serioz me masat, ta ruajmë këtë preambulën e rregullores ose të jemi suedezë, të jemi të lirë. Kjo e ecurame dy standarde mua më duket pak cudi. Pse e forcon kodin kur fal? Pra ai thotë unë të godas dhe unë të fal, këtu ka prishje balance, ka autoritarizëm. Nuk ka menaxhim institucional”,- tha Lela.

Në lidhje me protestën e sotme të Aleancës për Teatrin, Lela shtoi: “nuk e kuptoj pse duhet të arrestohet dikush…”.

Një mendim tjetër nga ai dha analisti Arjan Vasjari: “Policia shmangu një precedent, pra tregoi që policia reskepton ligjin, kushtetutën jemi në mes të një pandemie, një virusi që na kërcënon. Nuk pezullohet demokracia në ktë rast por janë një kategori të drejtash dhe lirishë që kufizohen, sepse situata është e jashtëzakonshme”.



Skip to toolbar