Miratohet shembja e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës

AKTUALITET


Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur të enjten dhe ka marrë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombetar.

Vendimi me Nr.50 i datës 14 Maj 2020 është bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Vendimi mban firmën e Kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu.

Pas shembjes se godinave të Teatrit Kombëtar, është planifikuar ndërtimi i teatrit të ri.



Skip to toolbar