Teatri, Nazarko: Projekti i 1938 i mrekullueshëm, Shqipëria s’ka për ta pasur as për 100 vjet, Rama kishte të drejtë kur tha që nuk u bë kurrë

AKTUALITET


Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se projektin që ka pasur inxhinieri dhe arkitekti Giulio Berté në 1938 nuk ka për ta pasur Shqipëria për 100 vite.

Nazarko thotë se ai ishte një projekt i mrekullueshëm. Por nga ana tjetër ai i jep të drejtë Ramës kur thotë se ai projekt dhe ai Teatër që kishte projektuar Berte nuk u bë kurrë.

”Si ka mundësi që në atë kompleks, kur unë pashë atë, thashë pa e njohur projektin që si ka mundësi një kompleks kaq i mrekullueshëm ndërtesash, ky të ishte me material kaq të dobët. Kur e pashë tek projekti, ajo mu duk një gjë gjeniale. Kur e pashë qëllimet, me ato dhoma dhe vendet brenda nuk ka për ta pasur Shqipëria as për 100 vite. Mes Plasarit dhe Ramës, Rama nuk kupton fare histori. Por ai tha me të drejtë që ky Teatër nuk është bërë kurrë. Do të thotë që ata ta kanë kuptuar lojën tënde dhe shton dyshimet e të tjerëve që të largojnë.”- tha Nazarko.



Skip to toolbar