Shkon në 37 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë 68-vjeçari nga Puka

CORONAVIRUS


Një 68-vjeçar është viktima e 37 nga Koronavirus në Shqipëri.

Në daljen e zakonshme Ministria ka bërë me dije se 68-vjeçari nga Puka ishte i intubuar prej disa ditësh. Gjithashtu 68-vjeçari sipas mjekëve kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton MSH.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19, duke shënuar shifrën rekord të infektimeve që nga nisja e pandemisë.



Skip to toolbar