Rikthimi i Genc Rulit në PD? Gjekmarkaj: Hapja është për t’u përshëndetur, një parti e madhe ka nevojë për të gjithë

AKTUALITET


Hapja e Partisë Demokratike dhe rikthimi i mundshëm i një figure si Genc Ruli, por edhe figura të tjera është komentuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24.

Sipas analistit, Agron Gjekmarkaj një parti e madhe si PD, ka vend për të gjithë. Ai shtoi se procesi që pritet të nisë nesër në PD është për t’u përshëndetur.

“Basha dhe Berisha janë dy politikanë të ndryshëm, dy profile të ndryshme dhe një përpjekje për t’i krahasuar nuk na con gjëkundi. Mendoj që ajo që fillon nesër (hapja e paralajmëruar nga Basha) është një proces për tu përshëndetur”,- tha ai.

Sipas analistit, “Ne kemi në pushtet një parti të një lideri të fortë e autoritar që e kontrollon. Ajo që pres të ndodhë është që PD të krijojë frymë, të krijojë rregulla. Një parti e madhe ka nevojë për të gjithë. Partia ka profil interesant me ca të rinj, por duket sikur i mungojnë peshat e rënda. Basha nuk ka gabuar në 2017 se ka larguar disa figura, unë e kam kritikuar për mënyrën se si i ka larguar. Duhet krijuar ekuilibri i jashtëzakonshëm. Dialektika do na conte në këtë që nëse ata që kanë ikur të ishin aty sot do thoshim që PD ka nevojë të riformohet. Basha ka përpara ekuacionin që të ndërtojë partinë që do shoqëria, dhe ta cojë këtë parti drejt fitores”,- tha ai.



Skip to toolbar