Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-deputetit demokrat, Kastriot Islami, teksa ka folur për marrëveshjet mbi Reformën Zgjedhore, në emisionin “Real Story”, në News24.
Deputeti Murrizi e quajti Islamin një spurdhjak, hajdut dhe që ka të kyçur në kokë kohën e diktatorit Enver Hoxha. Sipas Murrizit, Islami nuk mund të rikthehet në politikë, pasi ai nuk ka shanse të marrë vota as për kryeplak.
“Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo pacavure Kushtetute e 2008 është e Kac Ismalit, që e ka të kycur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak”, theksoi Murrizi.
