Fatjon Dautaj, nipi i 50 vjecarit Preng Gjini, ndaj të cilit u vendos tritol në makinën më të cilën lëvizte, ka zbardhur të tjera detaje nga atentati i së martës në Tiranë, që tronditi mbarë opinionin publik.
Në dëshminë e tij, Dautaj thotë se ai prej shumë kohësh ruhej, që kur ishte vrarë vëllai i tij, Tonin Gjini, me breshëri pranë Kishës në Rrëshen.
“U nisa me një mik dhe qëndrova disa orë. Gjatë kësaj kohe në ËhatsApp kam biseduar disa herë me Preng Gjinin, i cili më kërkoi me insistim ta takoja, sepse donte të lëvizte me mjetin tim. Nuk i dija arsyet pse donte të ecte me mjetin tim, por kur u ktheva në Tiranë i kërkova të takoheshim, duke thënë që jam tek universiteti. Ai erdhi te universiteti, ku ishte dhe pronari im, dhe Preng Gjini më kërkoi automjetin dhe unë ia dhashë”, mësohet të ketë thënë ai”./realstory.al