Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PS në qarqe mëngjesin e sotëm. Takimi që nisi në mëngjes herët sot në selinë e PS ka zgjatur rreth një orë teksa fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë tema kryesore e diskutimit.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve.
I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lëre më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.
Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.