Komisioneri i ri i Shtetit për Zgjedhjet do të jetë Ilirjan Celibashi.
Ish-kreu i KQZ dhe ish-ministër i PS për marrëdhëniet me parlamentain, Celibashi është votuar me shumicë votash nga Kuvendi ditën e sotme.
106 vota pro mori Celibashi teksa vetëm 5 vota mori kandidati tjetër Ardian Myslimaj. Ndërkohë nënkomisionere e KQZ është zgjedhur Ledina Pelingu me 105 vota pro ndërsa Agron Haxhimali mori vetëm 7 vota.
Në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë përzgjedhur me 107 vota pro:
- Ilirjana Nano
- Dritan Çaka
- Arens Çela
- Muharrem Çakaj
- Helga Vukaj
Ndërkohë në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur me 105 vota pro:
- Ilirjan Rusmali
- Elvin Lako
- Koli Bele
- Elvis Çefa
- Ledio Braho
Komisioneri Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore, Drejtimin dhe dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë se administratës zgjedhore gjate zgjedhjeve dhe referendumeve. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet.
Struktura e KQZ-së e re përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.