Basha me pensionistët: Ruani veten, kryeminstri është në instagram

Më të fundit


Me një lutje për të ruajtur vetë shëndetin e ka nisur fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me pensionistët në njësinë nr.4 në Tiranë.

“Të jeni sa më të kujdesshëm, shendeti e jeta juaj është më kryesorja. Sic marr unë cdo masë i takon edhe fëmijëve tuaj. Askush s’po na vjen në ndihmë, të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të ruajtur shëndetin. Situata po përkeqësohet shumë shpejt. Kemi sot mbi 540 të vdekur dhe për fat të keq do të shtohet” tha Basha, ndërsa bëri përgjegjës për situatën e krijuar kryeministrin Rama.

“Është faji i kryeministrit, rri në Instagram e facebook poston foto. I merr paratë ia con miqve të vet. Shteti duhet të rimbursojë ilacet për të sëmurët. Ndaj kemi kërkuar të rimbursojë. Kemi kërkuar 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vend të marrë masa, gjithë ditën rri në Instagram e facebook sulmon opozitën, sulme politike. Është faji e përgjegjësi e tij. Pandemia do bëjë të veten por edhe qeveria duhet të bëjë të veten. Të rrisë në radhë të parë testimet. Një grua me tha djalit iu deshën 7 ditë për tampon. Janë cështje akute që kanë të bëjnë me jetën e shëndetin e njerëzve.” vijoi Basha.

“Nuk kam ardh për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do paguajnë me jetë papërgjegjshmërine e një kryeministri që rri në Instagram e facebook. Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, c’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me eksperët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsaleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilacet.

Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithcka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet. Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët.” u shpreh Basha.



Skip to toolbar