Gjykata pushon akuzën për 4 nga 6 të dyshuarit e çështjes “Toyota Yaris”

Më të fundit


Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 4 nga 6 personat e dyshuar për cështjen “Toyota Yaris”, të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Për mosdeklarimin në kufi të 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në portin e Durrësit, me drejtësinë shqiptare do të përballet vetëm i pandehuri Elvis Vladi.

Për pesë të pandehurit e tjerë, gjykata e Tiranës vendosi të pushojë akuzën, me arsyetimin se prokuroria nuk solli prova të mjaftueshme që të provojë se ata e kanë kryer veprën penale të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Por, ndërsa shpëton nga akuza në lidhje me paratë, Agim Cekaj shoferi i kamionit që trasportoi automjetetet ku u gjetën paratë do të gjykohet për akuzën e armëmbajtjes.

NGJARJA
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpallI në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ISHIN personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit bërë më 25 qershor, policia u lajmërua më 20 qershor nga burime vendase për një sasi të madhe eurosh të fshehura në disa autovetura.

Më 21 qershor, mabsdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor bëri identifikimin dhe ndalimin e mjetit.



Skip to toolbar