Studimi, sa njerëz do e bëjnë, dhe sa do refuzojnë vaksinën anti-COVID?

CORONAVIRUS


Miratimi i një vaksine, është shpresa më e madhe për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19. Sidoqoftë, për të arritur imunitetin e tufës, duhet të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Një studim i botuar në “Nature Medicine”, i kryer mbi 13.000 pjesëmarrës nga 19 vende të ndryshme të botës (përfshirë Italinë), identifikon numrin e njerëzve që do të pranonin ta bënin vaksinën anti–Covid, sa prej tyre janë të pavendosur, dhe sa nga ana tjetër janë të sigurt se nuk do të vaksinohen. Rezultatet që dolën, tregojnë se përgjigja ndryshon kryesisht në varësi të vendit, moshës, dhe statusit social të pjesëmarrësve.

Çështja e të ardhurave

Gati 72 për qind e pjesëmarrësve në anketim, thanë se ishin të prirur që të vaksinoheshin, 14për qind aspak ose pak, ndërsa 14 për qind janë të pasigurt se çfarë do të bëjnë. Banorët e vendeve aziatike me ”besim të fortë tek qeverinë e tyre qendrore”, janë më të prirurit për t’u vaksinuar:midis tyre bie në sy Kina me 90 për qind dakordësi.

Nga ana tjetër, rusët thonë se kanë më pak të ngjarë të vaksinoheshin, me vetëm 55 për qind të tyre pro vaksinës. Kjo shifër e ulët, shpjegohet ndoshta me polemikat e shumta rreth vaksinës ruse anti–Covid “Sputnik”.

Mosha dhe rroga, ndikojnë gjithashtu në reagimin e njerëzve. Pro vaksinimin janë më shumëpro të moshuarit (ata që janë më në rrezik) sesa të rinjtë, dhe ata që fitojnë të ardhura mëshumë, në krahasim me ata që fitojnë më pak.

Imponimi do të ishte kundër-produktiv

Edhe autoriteti që rekomandon vaksinimin, do të ndikonte gjithashtu në pranimin ose jo të vaksinës nga ana e qytetarëve. Në veçanti, pjesëmarrësit në studim, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës, thanë se kishin më pak të ngjarë ta pranonin vaksinën, nëse kjo gjë do të imponohej nga punëdhënësi i tyre.

Kjo tendencë nënvizon rëndësinë e mos detyrimit të njerëzve për t’u vaksinuar, por nevojën që ata të kuptojnë se është thelbësore që ta bëjnë vaksinën anti–Covid, duke i nxitur të vendosin në mënyrë të pavarur, për të mirën e tyre dhe të të tjerëve.

Faktori kohë

Sipas vetë studiuesve, studimi ka disa kufizime, të cilat duhen marrë në konsideratë. Para së gjithash, është faktori kohë. “Sondazhet që ne raportojmë, ofrojnë pamjen e një periudhe të shkurtër kohe”- thuhet në studim. “Në veçanti, ky studim u krye në një kontekst dinamik, dhe në ndryshim”- theksohet më tej.

Për ta kuptuar këtë, mjafton të mendoni se në muajt pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave (qershor 2020), disa ngjarje ndikuan në zhvillimin e vaksinave kundër Covid–it. Opinionet e pjesëmarrësve mund të kenë ndryshuar, dhe vazhdojnë të ndryshojnë bazuar tek ajo që ndodh.

Së fundmi, një aspekt tjetër që duhet marrë në konsideratë, është numri relativisht i ulët i subjekteve të përfshira në studim:për secilin vend, morën pjesë 600-800 njerëz, një numër shumë i vogël për të qenë vërtet përfaqësues i prirjeve të një kombi të tërë./ Bota.al



Skip to toolbar