I pyetur nga gazetarët nëse ekzitojnë mundësitë për shpërblimin e pensionistëve, Rama deklaroi, pas mbledhjes së qeverisë në Golem, se të martën do të merret një vendim për këtë. Kryeministri u shpreh se pas asaj që ndodhi me tërmetin, qeveria është bërë më e kujdesshme, me qëllim që të jemi të sigurt tha ai, që do e përballojmë rindërtimin.
“Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë, por jemi të kujdesshëm sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e Përgjithshme”, tha Rama.
Mbledhja e qeverisë në Durrës u mbajt për të bër një bilanc të punës në këto gjashtë muaj. Kryeministri nuk adresoi kritika në publik për ministrat, por tha se për një pjesë të punëve do duhet të ketë më shumë informim në publik, pasi sipas tij atyre nuk u kushtohet rëndësi në media. “Kur sheh punën e bërë dhe më orë të tërë shumë gjëra që janë bërë apo në proces vërtetë mendoj se është një punë goxha e madhe dhe një nga ato që do të shohim si mund të përmirësohet është komunikimi dhe informimi për këto punë, pasi në një pjesë ju nuk keni vëmendje, çdo ditë ka ngjarje dhe lajme” tha ai.