Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, është i mendimit se konflikti në Izrael, tërheq vëmendjen nga Kosova, c’ka rrezikon edhe një përplasje ushtarake.
Sakaq për analistin Skënder Minxhozi, problemi te Kosova, më shumë se devijimi i vëmendjes është fakti se praktikisht ata janë të vetëizoluar.
“Devijimi i vëmendjes në Lindjen e Mesme nuk i bën mirë një cështjeje të hapur, sic është Kosova. Më shumë se devijim të vëmendjes që mund të dëmtojë Kosovën, shoh si problem të madh të kosovarëve faktin që ata janë praktikisht të vetëizoluar. Ka një përpjekje të ndërkombëtarëve, që kanë identifikuar te Vjosa Osmani një pistë komunikimi, në momentin kur pjesa tjetër e dispozitivit zyrtar të Kosovës, është në embargo takimesh dhe kontaktesh dhe është parë si pistë e preferuar. Osmani është identifikuar si përsoni i cili në kohën që Kosovës i është vënë një rrethim diplomatik, kryesisht rreth zyrës së kryeministrit, kreu i shtetit merr atributet e personit të kontaktit. Vijmë te problem i izolimit, unë nuk mendoj se Kosova ka një problem akut kërcënimi të integritetit ose të përplasjes ushtarake, ” tha Minxhozi në Real Story.
Në replikë, eksperti i sigurisë Ilir Kulla flet për të kundërtën, ndërsa tha se në kufi janë 48 bazë, dhe se ditët e fundit policia e Kosovës, ka sekuestruar armatime.
“E ka e ke gabim, ke 48 baza në kufi i kam parë me sytë e mi. Jo vetëm në veri, por edhe në pjesë të brendshme të territorit, policia e Kosovës, ka patur në juf armatime. Presidenti i Serbisë thotë: unë ta dorëzoj atë në gjykatë, nuk e njoh fare.” u shpreh Kulla.