A ‘vdiq’ Ballkani i Hapur? Ja si përgjigjet Bregu

Më të fundit


“Unë nuk di të them nëse vijon jeton, është në ngrirje, apo do të shkrijë nesër.”

Kështu u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në emisionin “Real Story” në ABC News, në lidhje me nismën Ballkani i Hapur.

Bregu deklaroi se parimet mbi të cilat nisi Ballkani i hapur, nuk kishin asgjë të kundërt apo ndryshe mbi të cilat të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kishin miratuar parimet e tregut të përbashkët rajonal.

“Parimet mbi të cilat nisi Ballkani i Hapur, nuk kishin asgjë të kundërt apo ndryshe mbi të cilat të 6 liderët kishin miratuar parimet e tregut të përbashkët rajonal. Çështja ishte politike, bëri më shumë zhurmë se sa në të vërtetë arriti të kishte përmbajtje. Unë nuk di të them nëse vijon jeton, është në ngrirje, apo do të shkrijë nesër. Një pjesë e marrëveshjeve i paraprin ose ndodhën në të njëjtën kohë në të cilën po lëviznin edhe marrëveshjet e tjera. Pra, në cilësinë e marrëveshjeve nuk kishte ndryshime në thelb, pra nuk ishte një marrëveshje kontradiktore me standardet europiane sepse bazuar të dyja si plani i përbashkët rajonal edhe Ballkani i Hapur ishin të bazuara, në pjesën e 4 parimeve kryesore”, theksoi ajo.



Skip to toolbar