Agjencitë funerale ruse refuzojnë ceremoninë e lamtumirës për Navalny: E kemi të ndaluar!

BOTA


Agjencitë e funeralit në Rusi refuzojnë të zhvillojnë ceremoninë e lamtumirës për liderin e ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se agjencitë e funeralit shprehet se nuk munden të realizojnë këtë ceremony.

Zëdhënësja e të ndjerit, Kira Yarmysh, deklaroi se prej disa ditësh po kërkon një agjenci funerali publike dhe private, por pa rezultat.

“Që nga e hëna ne kemi kërkuar një vend ku mund t’i themi lamtumirë Alexey,” shkroi Yarmysh në X. “Ne thirrëm shumicën e agjencive funerale private dhe publike, vendet tregtare dhe sallat e funeralit.” 

Sipas Yarmysh, megjithë përpjekjet, shumica e agjencive dhe vendeve të kontaktuara ose kanë pretenduar se hapësira është e zënë ose i kanë refuzuar ato sapo përmendet emri i Navalny.

“Në një vend na u tha drejtpërdrejt se agjencive funerale u ndalohej të punonin me ne,” shpjegoi ajo.

Të hënën, Yarmysh njoftoi planet për një ceremoni publike lamtumire për Navalny në fund të javës, duke u kërkuar atyre që kanë ambiente të përshtatshme të kontaktojnë ekipin.



Skip to toolbar