Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë të hënë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën që vlerësohet të jetë deri në 200 milionë dollarë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Në një deklaratë ai tha se kjo paketë përfshin sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe armë antitank.