Ahmetaj: Ulja e TVSH? E provuar, nuk shkon te konsumatori

EKONOMI


Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj komentoi debatin e regjistruar në seancë plenare, ndërsa tha se në kohën ku ndodhet vendi pritet përgjegjshmëri e jo debat emocional që sipas tij nuk ka asnjë rrugëdalje.

“Në kohë të tilla të vështira, pas disa goditjesh në jetë njerëzore, ekonomi apo shëndetin publik nga palët, pritet përgjegjshmëri. Debati është debat por nëse kalon përtej racionalitetit dhe përgjegjshmërisë së momentit dhe kthehet në ‘pseudomigjenian dhe populist’ me klithma për të varfërit e gjitha bëhet debat emocional e pa asnjë rrugëdalje.

Propozimet debatohen, mund të jenë të mira, populiste, por faktet janë fakte. C’ndodhi me pandeminë? U përballëm më atë që e dinë të gjithë, përballë pandemisë nuk jemi Zoti të mbyllëm derën në një sekond, fatalitetet ishin prezent por shumë më të ulëta. Numrat që sillni nuk u fshehën, sot fakteqësisht kemi akoma vdekje por shumë më pak, për shkak të mjekëve e vaksinimit. Deri në fund të vitit do vijnë 3 mln vaksina, ka vende që lypin në dyert e Europës. E njëjta ndodhi edhe me tërmetin, nuk jemi Zoti ta ndalojmë. Mund të shash kë të duash, por nuk i shpëton”- tha Ahmetaj.

Ndër të tjera, zv/kryeministri komentoi edhe propozimin e kryedemokratit Basha për uljen e TVSH. Ahmetaj tha se është e provuar që ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori.

“Po marr propozimin e TVSH, e ka treguar jeta nuk funksionon. Ulja nuk shkon te konsumatori, përkundrazi. Shkojnë te ata që ju i shani këtu si oligarkë. Ju sjell shembullin e imputeve bujqësore.
Rritet kredia për herë të parë, duhet ta selebrojmë. Nuk dua ti referohem statistikave. Ka dalë raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, masave, mbështetjes.”- tha Ahmetaj.



Skip to toolbar