Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, i cili luan me kombëtaren zvicerane, ka firmosur zyrtarisht në Premier League, me West Ham, duke u larguar nga bazeli. Të enjten, që përkon edhe me ditën e fundit të merkatos në Angli, klubi londinez ka zyrtarizuar marrëveshjen me 22-vjeçarin.
Kështu, Ajeti ka hedhur një hap të madh në karrierë, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Premier League. Sulmuesi ka firmosur një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur në Angli deri më vitin 2023.
Futbollisti 22-vjeçar ka treguar të dhëna të shkëlqyera gjatë kësaj kohe në kampionatin zviceran. Ajeti shënoi 15 gola në 35 ndeshje për Bazelin sezonin e kaluar dhe ka shtatë pjesëmarrje me Zvicrën. Ai ishte një zëvendësues kur ata humbën 1-0 në Angli në një miqësore në Wembley shtatorin e kaluar.