BBC: Juventusi u tërhoq për Dybala te Tottenham! Por, në Itali ende besojnë

SPORT


Juventusi është tërhequr për kalimin e Dybala te Tottenham, por në Itali ende besojnë për këtë transferim. BBC shkruan se gjithçka ishte arritur për kalimin e Dybala te Tottenham, lojtari kishte dhënë “ok” dhe madje edhe për rrogën ishte gjetur një zgjidhje, ashtu si për komisionin e agjentit.

Por, Juventusi, që në fillim kishte pranuar 75 mln eurot bashkë me bonuse, është tërhequr nga tratativa pas një xhiro telefonatash. Pasi ka reflektuar, Juventusi ka thënë “jo”. BBC shkruan se bardhezinjtë janë tërhequr dhe nuk ka dhënë asnjë motiv.


Sakaq, prestigjiozja Gazzetta dello Sport shkruan se palët ende po punojnë dhe Tottenham duket se ka pranuar rrogën 10 milionë euro që kërkon lojtari. Ndërkohë, ka një plan B në Paris. Pikërisht PSG po mendon për argjentinasin, por vetëm nëse do të shitet Neymar.




Skip to toolbar