Aksident hekurudhor në Japoni/ Treni përplas punëtorët në shina, 4 të vdekur

BOTA


Katër punëtorë humbën jetën në Japoni kur u përplasën nga një tren në stacionin Shin-Kanuma, në veri të Tokios, rreth orës 10:46 të mëngjesit sipas orës lokale sot, ndërsa punëtorët po pastronin barërat e këqija nga shinat, raporton BBC .
Policia tha se tre punëtorë u gjetën të bllokuar nën tren dhe njëri ishte në platformë kur mbërritën shërbimet e emergjencës. Kompania që operon Hekurudhën Tobu Nikko tha se shërbimet e trenave në linjë ishin pezulluar, transmeton Klankosova.tv

Një pasagjer i tha transmetuesit publik japonez NHK se dëgjoi një “tingull të çuditshëm” pak para se treni të ndalonte papritur. Ai tha se pasagjerët qëndruan në tren për pak kohë ndërsa u bë një njoftim nëpërmjet altoparlantit se shkaku i zhurmës po hetohej. Aksidenti përfshinte një tren “ekspres të kufizuar”, një tren ekspres që ndalet vetëm në stacionet kryesore dhe që në Japoni është i dyti për nga shpejtësia vetëm pas trenit me shpejtësi të lartë Shinkansen. Shinkansen është rrjeti i trenave me shpejtësi të lartë në shina të dedikuara në Japoni, ndërsa Limited Express kryesisht funksionon në rrjetin hekurudhor konvencional dhe lidh qytetet kryesore, destinacionet turistike dhe qendrat rajonale.

Sipas rregulloreve, një roje duhet të jetë në detyrë gjatë punimeve në shina për të paralajmëruar punëtorët për mbërritjen e një treni. Ende nuk dihet nëse kjo procedurë është ndjekur këtë mëngjes. Aksidentet fatale hekurudhore janë të rralla në Japoni, një vend që mbështetet shumë në rrjetin e tij hekurudhor jashtëzakonisht të gjerë dhe të besueshëm.



Skip to toolbar