Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas 10-vjeçarin

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër, kur një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë. Aksidenti me pasojë plagosjen e rëndë të fëmijës ka ndodhur në Unazën Perëndimore të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Fëmija i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.


Policia tha zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 17:45, pikërisht tek ish Zukthkashta, ku mjeti me targa AA133SH, i drejtuar nga Elton Hoxha, 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. 10 vjeç. Grupi hetimor tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.




Skip to toolbar