Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se një mjet, tip “Honday” i drejtuar nga shtetasi me inicialet K.B., 25 vjeç, doli nga rruga në afërsi të fshatit Buzmadh të njësisë administrative Cakran, në Fier.
Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi me inicialet E.H. banues në Burrel. E plagosur mbeti dhe një 21-vjeçare me inicialet E.M., banuese në Mat. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku, sipas Policisë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, për drejtuesin e mjetetit nuk jepen detaje, nëse është plagosur apo jo nga aksidenti. Policia sqaron se shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet se mjeti ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.