Përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ka shkaktuar të paktën tre presona të plagosur, si dhe bllokim të trafikut për rreth 30 minuta. Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite rreth orës 16:00, kur dy mjete në afërsi të fshatit Mirakë janë përplasur mes tyre.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga sa raportohet, ai ka ndodhur në një prej zonave të cilësuar si “njollë e zezë” e aksidenteve rrugore.
Megjithatë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, lidhur me gjendjen shëndetësore dhe identitetin e të plagosurve ende nuk jepen detaje.