Aksident në Tepelenë, tre të lënduar

AKTUALITET


Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Krahës-Malas” në Tepelenë. Sipas policisë 41-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë shoferi ka mbetur i lënduar po ashtu edhe dy pasagjerë.

Tre të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





Skip to toolbar