Kreu i Rrugores: Masa shtrënguese (por i ndodh aksident ndërsa po fliste)

AKTUALITET


Shtimi i aksidenteve rrugore gjatë ditëve të fundit ka bërë që policia të zbresë në terren dhe të marrë masa për uljen e shpejtësisë nga drejtuesit e mjeteve në mënyrë që të shmangen aksidentet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola tha të shtunën se është shumë e rëndësishme që drejtuesit  automjeteve të respektojnë normat e lejuara të shpejtësisë pasi ai është shkaku kryesor i aksidenteve. Sipas tij sado masa që të marrë policia apo autoritetet në lidhje me sinjalistikën rrugore, nëse shpejtësia e qarkullimi është e lartë aksidentet janë të pashmangshme. Gjatë kohës që Tola flist me gazetarët në autostradën Tiranë-Durrës ndodhi një aksident rrugor prapa krahëve të tij. Por fatmirësisht pa dëme njerëzore, ndërsa më herët gjatë mëngjesit të së shtunës një 31 vjeçar humbi jetën tek rrethrrotullimi i TEG.

“Policia është e vendosur përgjatë akseve rrugore kryesisht në ato që të çojnë në zonat turistike. Në të gjithë segmentet rrugore ka shërbime shtesë të policisë rrugore që monitorojnë trafikun dhe shikojnë shkeljet e mundshme. Policia bën të mundur që automjetet të shkojnë dhe të kthehen të sigurtë.

Detyrat themelore e shërbimit të policisë rrugore janë kontrolli i shpejtësisë, përdorimi i alkoolit, përdorimi i telefonit, mosvënia e rripit të sigurimit. Pra identifikimi i atyre drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e sjelljes në qarkullim.

I tërheq vëmendjen dhe u bëj apel drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë, të mos përdorin alkoolin kur udhëtojnë dhe të kujdesen për fëmijët. T’i vendosin në sedilje të posaçme dhe t’i ruajnë me rrip sigurimi”, u shpreh Tola.

Ai tha se policia ka rritur ndjeshëm numrin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit që tabi falë teknologjisë, shkeljet rrugore monitorohen me kamera dhe gjoba i dërgohet qytetarit me postë në shtëpi.

Vetëm një ditë më herët Tola bëri të ditur se nga janari në korrik janë regjistruar jo pak por 107 persona të vdekur në aksidentet rrugore dhe rreth 1 mijë të plagosur, si pasojë e mos respektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve. Ndërsa e shtuna nisi me një aksident fatal të rrethrrotullimi i TEG ku si pasojë e përplasjes së makinës me bordurat mbeti i vdekur i riu 31 vjeç. Në po të njëjtin vend pak javë më herët vdiqën në aksident 3 pjesëtarë të një familje.



Skip to toolbar