Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD, Kreshnik Çollaku i përgjigjet ish-gardistit kandidat për Bashkinë e Matit, Agron Malajt, i cili reagoi sot publikisht për akuzuat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Ndërsa merr në mbrojtje kryedemokratin, Çollaku hedh akuza ndaj Malajt se ka ricikluar akuzat e rëndomta të mazhorancës dhe se nuk ka fakte, pasi ndryshe do i kishte deklaruar para institucioneve të drejtësisë. “Paska folur me gojën e përdalë të kryefamiljarit të familjes së tij politike ky ish drejtuesi i grupit të zjarrit të 21 janarit. Kanë 6 vjet në pushtet dhe nuk kanë vërtetuar qoftë dhe një akuzë të vetme ndaj Lulzim Bashës”, shprehet Çollaku, teksa e pyet Malajn pse nuk i drejtohet drejtësisë. “Si ka mundësi që paske informacion dhe nuk ua ke bërë të ditur institucioneve të drejtësisë? Po të kishte pasur qofte dhe një fakt që implikon Lulzim Bashën, familja jote politike do kishte bërë gjithçka për ta çuar para drejtësisë”, përfundon kryetari i këshilltarëve bashkiakë të PD.