Ekstremizmi, Gjermania paralajmëron hebrenjtë: Mos i vishni simbolet tuaja!

BOTA


Komisioneri i qeverisë gjermane për anti-semitizmin ka paralajmëruar hebrenjtë atje për rrezikun e vendosjes së kapelës së tyre, nisur nga sulmet në rritje kundrejt hebrenjve.

Felix Klein ka thënë në një intervistë për ‘Funke’: “Nuk mundem tjetër veçse të paralajmëroj hebrenjtë të bëjnë kujdes të mos vendosin kapelën e tyre tradicionale kudo në publik.”


Klein, posti i të cilit është krijuar vitin e shkuar, ka listuar çrregullimin, pakënaqësitë në rritje të shoqërisë gjermane, rrjetet sociale dhe sulmet e vazhdueshme kundrejt kujtimit të së shkuarës gjermane si faktorët kryesore që indikojnë një rrezik të pritur për shfaqjen e antisemitizmit.

Komisioneri gjithashtu i bëri thirrje policëve, mësueseve, avokatëve për të qenë më mirë të trajnuar për të identifikuar sjelljet anit-semiste.

Komentet e Klein vine një ditë pasi, krye-eksperti i Berlinit në çështjet e anti-semitizmit u shpreh se këto fenomene mbeten ende të rrënjosura në shoqërinë gjermane.

Veprat anti-semite u rritën me 20% vitin e kaluar në Gjermani. Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley, është shprehur se këto vepra janë të turpshme për shoqërinë gjermane, dhe shtoi se gjithsesi policia është duke u treguar vigjilente.

Felix Klein shtoi se e djathta ekstreme ishte përgjegjëse për shumicën dërrmuese të krimit anti-semitik, megjithatë përgjegjës janë edhe disa myslimanë të ndikuar prej kanal televizive që transmetojnë një imazh të tmerrshëm të Izraelit dhe të hebrenjve.




Skip to toolbar