Krimet e Rënda kanë pranuar kërkesën e tre gjyqtarëve për gjykim të shkurtuar, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu, më 24 korrik do të përballen në gjyq me akuzat e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.
Tre gjyqtarët, në 2014, udhëtuan së bashku për të parë e “El Classico” në Spanjë me paratë e biznesmenit Namik Sadiku. Sadiku në atë periudhe kishte nën gjykim për një çështje, dhe gjyqtari i saj ishte pikërisht Kliton Spahiu, ndërsa anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.