“A të thashë më nxirr dokumentin…”, pamjet, kur qytetari i jep lekë policit

Policia e Tiranës goditi dy raste të mitëdhënies ndaj punonjësve të Policisë Rrugore. Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç. Ai po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

Të gjitha skenat janë filmuar nga kamerat e punonjësve të Policisë Rrugore, teksa janë bërë publike dhe për qytetarët. Në pamje dëgjohet dialogu mes punonjësit të policisë dhe drejtuesit të mjetit, si dhe shuma e parave që i ofrohet efektivit të qarkullimit, me qëllim shmangien e masave administrative.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhënies.Në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Ndre Mjeda" drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Gjithashtu, në rrugën "Konferenca e Pezës" është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 8. Januar 2020

ONM: Të shkarkohet Hajdarmataj, dyshime për korrupsion. Visha e akuzoi për Babalen

Komisioneri Publik ankimoi të premten vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në datën 16 tetor të këtij viti konfirmoi në detyrë prokurorin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj. Ankesa e Komisionerit Publik drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, erdhi me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit”.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit,  z. Besim Hajdarmataj”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Ndërkohë, në adresën e ONM kanë mbërritur disa denoncime në lidhje me prokurorin Besim Hajdarmataj. Këto denoncime lidhen me disa aspekte. Së pari: “Gjatë hetimit administrativ, pranë Komisionit dhe ONM-së, janë depozituar disa denoncime kundrejt subjektit të rivlerësimit. Ndër të tjera, këto denoncime referojnë pesë çështje penale të një rëndësie të lartë, të hetuara respektivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, prokuroria e Kurbinit/Laç dhe ajo e Durrësit, kur në drejtimin e tyre ishte subjekti i rivlerësimit. Denoncuesit pretendojnë që rastet objekt denoncimi janë keqmenaxhuar me dashje nga subjekti, në këmbim të favoreve financiare”, thuhet në relacionin e Komisionerit Publik, ku citohet ONM.

Ndërkohë, ONM ngre dyshime edhe për pasurinë e prokurorit Besim Hajdarmataj, në lidhje me disa shumë financiare, që sipas ONM janë të pajustifikueshme si dhe një apartament Banimi. Për këtë arsye, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon shkarkimin e prokurorit Hajdarmataj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Një natë më herët, avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha, nga studio e emisionit Real Story të Sokol Ballës në News 24  ka hedhur akuza të forta dhe publike ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajt, duke thënë se ka vepruar në mënyrë të paligjshme për çështjen Babale.

“Pse “Babalja” u tërhoq nga komunikimi me Geron Xhafën? Në mënyrën më të pisët është përpjekur të bëjë të njëjtën gjë, një muaj më vonë. Madje, prokuroria bëri një operacion të gjerë për të zbuluar të vërtetën. Për këtë është pyetur edhe prokurori Hajdarmataj, i cili për mua ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Është realizuar një përpjekje tjetër. Vjen Babalja në zyrë, hyn në zyrë, madje pa i marrë asnjë kartë identiteti, dhe i rrëfen se si të nesërmen do të bënte në trafik të madh narkotikësh. Hajdarmataj njofton dy drejtorë të SHISH për të organizuar operacionin, pa kryer asnjë marrëveshje. Ne kemi kërkuar të procedohen të gjithë ata që janë pjesë e kësaj. Në 1 faqe dëshmi të Babales ke të paktën 8-9 dëshmi të pavërteta, që ta besosh o duhet të jesh naiv, ose me qëllim të keq. Hajdarmataj ka vepruar në mënyrë të paligjshme”, deklaroi avokati Visha. /Realstory.al/

Strategjia, si do gjurmohen paratë e të korruptuarve. 5 agjenci ndërkombëtare të angazhuara

Pesë agjenci ndërkombëtare do të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për hetimin dhe gjurmimin e parave të fshehura ët zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar. Kjo është e parashikuar në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2019-2023.

Aty janë veçuar pesë agjenci me të cilat do të kryhen operacione të përbashkëta kundër krimit ekonomik e financiar. Europol, Interpol, Frontex, Egmont dhe Carin do të jenë organizatat ndërkombëtare me të cilat autoritetet tona ligjzbatuese pritet të gjurmojnë paratë e të korruptuarve jashtë vendit.

“Rritja e bashkëpunimit operacional me vendet e treta dhe organizatat /rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit (duke përfshirë, ndër të tjera, Europol, Interpol, Frontex, Egmont, Carin, etj).

Siç është theksuar në Raportin e Bashkimit Evropian të vitit 2016, “Shqipëria ka një marrëveshje operacionale bashkëpunimi me Europol dhe që nga viti 2009 një oficer ndërlidhës në selinë e Europol. Shqipëria mbetet një partner reaktiv dhe jo proaktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Trende të ngjashme janë vënë re edhe në lidhje me bashkëpunimin me Interpol”, shkruhet në strategjinë e ministrisë së Drejtësisë të zbardhur nga gazeta Sot.

“Shkëmbimi i informacionit do të vazhdojë nga bashkëpunimi në nivel operacional, duke përfshirë operacionet e përbashkëta policore. Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin e përgjithshëm të operacioneve të përbashkëta të Policisë Europol dhe Interpol në fushën e luftës kundër krimit financiar dhe ekonomik në të cilin Shqipëria merr pjesë në mënyrë aktive”, thuhet në planin e Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria ka planifikuar po ashtu që gjatë viteve 2020-2023 të kryejë trajnime të përbashkëta me pesë agjencitë e lartpërmendura me qëllim që të arrihen rezultate sa më të mira në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar.

Po ashtu do të kryhen takime dhe analiza të përbashkëta për zbatimin e marrëveshjeve dhe rezultateve të arritura, me qëllim që të rritet transparenca dhe besimi mes agjencive homologe të zbatimit të ligjit.

Nga ana tjetër, një tjetër masë që Ministria e Drejtësisë ka planifikuar të ndërmarrë për të pasur sukses në gjetjen e parave të pista të pushtetarëve të fshehura jashtë vendit është edhe ajo e ngritjes së Zyrës për Rikuperimin e Aseteve.

Në këtë mënyrë qeveria synon që të përmirësojë kuadrin ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar. Për zbatimin e kësaj mase do të angazhohet Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e cila duhet që brenda 3-mujorit të fundit të këtij viti të bëjë gati draftin për ndërhyrjet në ligj, për ta miratuar më pas dhe për të ngritur Zyrën për Rikuperimin e Aseteve, shkruan gazeta Sot.

Skandali “Zhvatja” në Shkup, valixhe me para për të liruar biznesmenin (video)

Skandali i njohur si “Zhvatja” në Shkup, ku është përfolur mundësia e përfshirjes së Prokurores së posaçme në largim Katica Janeva, ka dalë me prova të qarta filmike nga gazeta italiane “La Verita”

Ne video shikohen dhe dëgjohen personazhe të dyshuara në këtë rast duke biseduar për lirimin nga procesi gjyqësor të një biznesmeni maqedonas dhe duke numëruar shuma të mëdha parashë dhe duke i nxjerrë ato nga shtëpia e këtij të fundit. Videoja shfaq të dyshuarin Bojan Jovanovski, i njohur në publik si Boki 13 dhe bashkëpunëtorin e tij Zoran Milevski me biznesmenin Orce Kamçev. Dy të parët tashmë janë në paraburgim, ndërsa biznesmeni akuzohet në një tjetër rast nga Prokuroria e posaçme e Maqedonisë së Veriut.

Në një pamje duken sasi të mëdha Eurosh të vendopsur në valixhe dhe të tjera duke u numëruar. Dëgjohet zëri që mendohet të jetë i Boki 13 duke i thënë biznesmenit se “do të lihej i lirë dhe se Katica (Janeva) nuk do të ankohej tek gjykata e Apelit në lidhje me vendimin e gjykatës së shkallës së parë”. Në bisedë përmendet si garante prokurorja speciale publike e vendosur nga ndërkombëtarët pas krizës politike në Shkup për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti Gruevskin.

Gazetari Loris Gaiser, i cili ka publikuar videon është shprehur në rrjetet sociale se “ky ishte vetëm fillimi dhe njoftime shokuese do të pasojnë”.

Tiranë, i dhanë ryshfet policit rrugor, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë tentuar të korruptojnë policinë rrugore. Në pranga janë vendosur shtetasit H. K., 43 vjeç dhe K. C., 24 vjeç, të cilët për t’i shpëtuar masës disiplinore nga policia kanë tentuar t’i japin një shumë parash.

43-vjeçari është ndaluar me mjetin e tij në rrugën “Jordan Misja’, pasi po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë parash. E njëjta situatë u paraqit edhe në  sheshin “Karl Topia”, ku 24 vjeçari, i cili  drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe nuk kishte regjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, për të shmangur penalizimin i ka ofruar efektivit të policisë një shumë parash.

Të dy të arrestuarit pritet të përballen  për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhëniesNë pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë RrugoreNë funksion të patrullimeve me përzgjedhje, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Jordan Misja" drejtuesin e mjetit me iniciale H. K., 43vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Gjithashtu te sheshi "Karl Topia" është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale K. C., 24 vjeç, i cili është konstatuar se nuk u jep përparësi këmbësorëve, drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, nuk kishte rregjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Në të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 25. Juli 2019

Akuzat për korrupsion pasiv, Krimet e Rënda pranojnë gjykimin e shkurtuar për 3 gjyqtarët e Durrësit

Krimet e Rënda kanë pranuar kërkesën e tre gjyqtarëve për gjykim të shkurtuar, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu,  më 24 korrik do të përballen në gjyq me akuzat e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Tre gjyqtarët, në 2014, udhëtuan së bashku për të parë e “El Classico” në Spanjë me paratë e biznesmenit Namik Sadiku. Sadiku në atë periudhe kishte nën gjykim për një çështje, dhe gjyqtari i saj ishte pikërisht Kliton Spahiu, ndërsa anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Të dehur në timon dhe tentativë për të korruptuar policinë, arrestohen dy drejtues mjetesh

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, të cilët janë ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, pasi janë gjetur në shkelje të ligjit. Sipas një komunikate të Policisë së Shtetit, mësohet se një person, emri i të cilit jepet vetëm me iniciale, Xh.V, është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga efektivët blu të qarkullimit rrugor.

Fillimisht, policia ka konstatuar se personi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke kaluar limitin e konsumit të alkolit me 0.80 mg/l, teksa veç kësaj, ky shtetas nuk dispononte as lejen e drejtimit të mjetit, e cila i ishte pezulluar në muajin mars po për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Sipas komunikatës së policisë, mësohet se ky shtetas i ka ofruar punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor 5000 mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po për akuzën e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, është arrestuar dhe një tjetër drejtues mjeti, me inicialet Y.Sh, që gjatë kontrollit të policisë së shtetit është konstatuar se nuk dispononte figuracionin e mjetit.

Për të shmangur gjobën, ky shtetas i ka ofruar efektivëve të policsië 1000 mijë lekë të reja, por, sipas polcisë, shtetasi është shoqëruar në komisariat.

5 vjet burg po dhunove mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njohur qytetarët në një takim konsultativ, me ndryshimet më të fundit në Kodin Penal, ku është parashikuar burgosje deri në 5 vjet burg për ata persona që dhunojnë mjekët.

Në fjalën e saj Manastirliu bëri thirrje që qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit në shëndetësi.

 “Në Kod, do të parashikohet për herë të parë që dhuna ndaj profesionistëve të shëndetit është e dënueshme nga 1 deri në 5 vite lirie. Gjithashtu, parashikohet një rëndim i dënimit për kanosjen e mjekut, duke shtuar një paragraf të ri në ligj që dyfishon dënimin për kanosjen e tyre. Shtohet gjithashtu një nen i ri, kundravajtje penale për “pengimin e ushtrimit të detyrës së profesionistit shëndetësor”, çka do të ofrojë një mbrojtje shtesë për të gjithë personelin mjekësor”, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që propozohet dhe do të ndërmerren, lidhet me ndarjen e gabimit mjekësor nga neglizhenca në mjekim.

 “Ka qenë një kërkesë e kahershme e komunitetit të mjekëve për dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Me këto ndryshime është hequr si vepër penale gabimi mjekësor, por neglizhenca në mjekim dënohet në mënyrë të përshkallëzuar, në varësi të shkallës së dëmtimit të pacientit”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në bashkëbisedimin me mjekët, Ministrja e Shëndetësisë mbajti një qëndrim të prerë lidhur me korrupsionin e bluzave të bardha. Duke e konsideruar një fenomen që turpëron të gjithë armatën e bluzave të bardha, Manastirliu deklaroi zero tolerancë për korrupsionin në shëndetësi.

 “Unë jam në krah të çdo qytetari që denoncon, por edhe ju duhet të jeni në krah të çdo qytetari që denoncon dhe askush nuk mund të falet sepse përpos faktit që kryen një vepër të paligjshme, thellon hendekun mes jush dhe pacientëve”, tha Manastirliu.

Skip to toolbar