Akuzohet për fyerje të imazhit të Bashar al-Assad, 9 vjeçari sirian dhunohet dhe futet në burg

BOTA


Në Siri  një djalë 9-vjeçar ndodhet në burg prej dhjetë ditësh, pasi u arrestua me akuzën për fyerje të imazhit të presidentit Bashar Assad.

Lajmin e bëri të ditur Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, duke konfirmuar atë që është raportuar nga mediat lokale në Homs.


Muhamed al Ali u kap duke shkruar në një nga fotot e Assadit në shkollën në Marj Qata, një qytet në perëndim të Homsit, qyteti i tretë më i madh sirian në veri të Damaskut.

Sipas burimeve, pasi u thirr dhe u dhunua nga drejtori i institutit dhe më pas u ndalua nga agjentët e sigurisë politike.

“Për dhjetë ditë fëmija është mbyllur në një qeli në selinë e Sigurisë Politike në qytetin e Homsit dhe çdo ditë prindërit e tij kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm”, raporton Observatori./abcnews.al




Skip to toolbar