Eskobar flet nga Mali i Zi: Ndikimi rus në rajon është shumë serioz

AKTUALITET


SHBA-ja mendon se ndikimi rus në rajonin e Ballkanit është çështje shumë serioze dhe ka dalë në mbështetje të Malit të Zi për vizionin e saj kundrejt NATO-s dhe BE-së.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar takoi të hënën më zyrtarët më të lartë të shtetit malazez, si presidentin Jakov Milatovic dhe kryeministrin Milojko Spajic.


Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën europiane të Malit të Zi dhe kjo qeveri tashmë ka ndërmarrë hapa të mëdhenj. Shumica e liderëve në vend kanë treguar një vizion të shkëlqyer.

Ndikimi i keq rus në rajon është shumë serioz. Pas pushtimit të Ukrainës [nga Rusia], u bë e qartë se sa e rëndësishme ishte NATO-ja. Mali i Zi kontribuon si një partner i mirë, kështu që pritet të jetë anëtari tjetër i Bashkimit Evropian,” u shpreh z. Eskobar në një konferencë për shtyp me kryeministrin Spajic.

Qeveria malazeze u formua katër muaj më parë dhe është përfolur për një riorganizimin të saj me përfaqësues nga partitë proruse dhe proserbe. Z. Eskobar tha se Shtetet e Bashkuara nuk i komentojnë marrëdhëniet midis kryeministrit Spajiq dhe partnerët e tjerët e tjerë politikë.

Sipas kreut të qeverisë malazeze, partnerët e tij do të duhet të përkrahin platformën e koalicionit aktual.

Mali i Zi nuk ka pasur një rrugë të qartë deri tani. Tani ajo është e qartë. Kemi marrë 125 milionë euro grante nga BE-ja për hekurudhën, që në muajin e parë në qeveri, dhe së shpejti do të marrim 250 milionë euro ‘falas’ për autostradat… Ne nuk mund të hyjmë te të varfrit në BE dhe në katër vjet do të krijojmë një mrekulli ekonomike në Mal të Zi. Pa rrugën europiane, reformat nuk mund të zbatohen,” tha z. Spajic.




Skip to toolbar