Alarmi për bombë rezulton fals. Pas një shpërthimi të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi se çanta ishte e mbushur me vegla pune.
Çanta e dyshimtë vuri në alarm policinë duke vendosur një perimetër të sigurisë rreth saj, gjë që solli dhe një trafik të rënduar në qendër të Tiranës.
Policia u njoftua nga një qytetar në lidhje me praninë e një çante të dyshimtë te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë, ku dyshohej se mund të ishte vendosur bombë, por që rezultoi një alarm fals. Çanta e lëkurës, ngjyrë kafe, ndodhej e hedhur në mes të rrugës pranë sheshit Skënderbej, në një zonë tepër të populluar të qytetit.