Zgjedhje për Shen Valentin, “martohen” Kurti dhe Osmani

KOSOVA



Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Pas marrëveshjes Kurti dhe Osmani kanë dalë në konferencë të përbashkët.


Kurti deklaroi se më datë 14 shkurt do ketë referendum, duke shtuar se nuk ka pengesë që ndal atë dhe zonjën Osmani. Ndërsa, aleatja e Kurtit, Osmani u shpreh se do të kandidojë sërish për presidente.

Vjosa Osmani: Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë, sa të arrijmë fitore. Marrëveshja është mes listës që drejtoj unë dhe zotit Kurti. Ne do garojmë në një listë të përbashkët zgjedhore. LDK nuk është pjesë e marrëveshjes. Ne do të fitojmë mjaftueshëm. Do kandidojmë me zotin Kurtin kryeministër dhe unë do kërkoj sërish legjitimitetin si presidente.

Albin Kurti: Ne do garojmë bashkë dhe do të fitojmë bashkë. Këta nuk janë zgjedhje, por referendum. Më 14 shkurt do jetë referendum, ku qytetarët do të zgjedhin partitë e vogla apo ardhmërinë, që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë dhe ta vëmë në binarin e integrimit euro-atlantik. Ky është referendum. Pengesa patjetër dalin rrugës, por nuk na ndalin kurrë.

Nuk ka më pengesa që nuk janë të tejkalueshme. Nuk ka pengesë që të na ndalë. Në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Gara është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë unë dhe zonja presidente nuk kemi çfarë të kërkojmë.