Alibeaj sherr me Lefterie Luzin: Garda ta nxjerrë jashtë!

Më të fundit


Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit është shënuar një incident. Transmetimi për mediat i mbledhjes është ndërprerë nga Kuvendi. Kjo ka sjellë përplasjen e kryetarit të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj me punonjësen e administratës, Lefterie Luzi. Alibeaj, ka paralajmëruar kallëzim penal pasi sipas tij po pengohet puna e komisionit hetimor.

“Zoti Çollaku flas për një ndërhyrje të vogël. Mbledhja ka filluar, është çelur kuorumi, e ka deklaruar kryetari. Ju keni detyrimin për të vazhduar deri në fund kur kryetari i Komisionit të deklarojë fundin e saj. Nëse do të merrni urdhra të paligjshëm ose nëse do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i Komisionit për gjithkënd prej jush deri në kallëzim penal, ky është një paralajmërim që bëj, mos u bëni pengesë as ju administrata. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë do t’ju kallëzoj.. Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do t’u çoj në ndjekje penale ju dhe çdokënd tjetër”.


Më pas, Alibeaj kërkoi nxjerrjen e punonjëses nga salla.

“Zonja nuk është deputete, zonjën ju lutem nxirreni nga salla dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Komisionit Hetimor. Garda ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë”, tha Alibeaj




Skip to toolbar