Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian- Liderët e BE-së mbajnë sot takimin joformal në Bruksel

BOTA


Krerët e 27 vendeve të BE-së do të zhvillojnë këtë të hënë (17 qershor) një takim jo zyrtar në Bruksel ku do të diskutojnë mbi presidentin e ardhshëm të Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Ndonëse shpresat për një zgjidhje të shpejtë janë të mëdha, emrat përfundimtarë mund të mos vulosen në darkën e sotme, por të shtyhen në samitin zyrtar të 27 qershorit.

Ursula fon de Lajen ( von der Leyen) është konsideruar si kryesuesja e padiskutueshme e Komisionit Evropian, e cila nëse merr bekimin e liderëve të vendeve të BE-së, do të ketë nevojë për mbështetjen e shumicës së anëtarëve të sapozgjedhur, 361 vota.

Marrëveshja e Gjelbër, reagimi ndaj protestave të fermerëve dhe reagimi fillestar i saj ndaj luftës së izraelit në Hamas, konsideroheshin si pengesa për marrjen e mandatit të saj të dytë në krye të KE-së.



Skip to toolbar