“Altin Hajri s’më thotë gjë, s’kam komunikuar në Sky”, Dritan Rexhepi: Dua ballafaqim me vëllanë e Jan Prengës, të thotë nëse ka folur me mua

AKTUALITET


Dritan Rexhepi po dëshmon në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës në 2020. Rexhepi mohoi njohjen me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit  Gloden, ku u dhunua për vdekje Jan Prenga.I pyetur nga Prokurori Behar Dibra, nëse i thotë gjë emri i Hajrit, Rexhepi u përgjigj jo.Mësohet se Rexhepi ka kërkuar ballafaqim në sallë me vëllanë e Jan Prengës, ndërsa mohoi të ketë përdorur SkyECC.

Prokuroria: A keni përdorur telefona të tjerë përveç kabinës dhe keni biseduar në SkyECC?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: A keni kontaktuar me persona të tjerë lidhur me ngjarjen?

Rexhepi: Me asnjë.

Prokuroria: Në komunikimin me familjen a u keni dërguar dokumente nga ndonjë aparat celular? Jeni i sigurt?

Rexhepi: Jo s’u kam dërguar. Jam shumë i sigurt.

Prokuroria: A keni komunikuar në ambientet e burgut me ndonjë person lidhur me ngjarjen?

Rexhepi: Nuk më kujtohet.

Prokuroria: A keni kërkuar që çështja të hetohet në një Prokurori tjetër dhe jo nga Prokuroria e Posaçme?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Po ndonjë person që përdorte pseudonimin ‘Arusha’ ju kujtohet?

Rexhepi: Jo.

Prokuroria: Ju thatë që keni komunikuar me gazetarin dhe u dhatë foto që të thoshit që nuk ishin ju Gramozi nga Vlora. A përmendjen ndonjë nga Shkodra këtu?

Rexhepi: Nuk kisha njohje me dike nga Shkodra.

Prokuroria: Emri Altin Hajri a është emër i njohur për ju?

Rexhepi: Jo nuk më thotë gjë ky emër.

Dritan Rexhepi kërkesë gjykatës: Dëshiroj të behet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua



Skip to toolbar