Ambasadori i SHBA mer detyrën/ Eric Wendt mbërrin në Tiranë, nesër te Begaj

#NËRADAR


Mbërrin në Shqipëri, ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt. Burime për ABC News konfirmojnë se Wendt ka mbërritur mesditën e kësaj të premte ku është pritur në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë nga protokolli i shtetit dhe një përfaqësi e ambasadës amerikane.

Menjëherë ai ka vizituar ambasadën e SHBA në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Të shtunën, Eric Wendt do të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për të marrë zyrtarisht detyrën.

Të hënën, takimet e Ëendt fillojnë nga ministria e jashtme, ndërsa më datën 2 tetor është parashikuar në Tiranë një ceremoni prezantimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt.



Skip to toolbar