Ambasadorja gjermane mesazh opozitës: Të punojë për vendin dhe votuesit

POLITIKË


Gjermania vazhdon çdo ditë të japë mesazhe për opozitën shqiptare, e cila ka nisur rrugën e protestave të dhunshme. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz tha sot në fjalën e mbajtur në konferencën për sigurisë në rajonin e Ballkanit, se Shqipëria ka bërë hapa të rëndëishme dhe se opozita duhet të punojë për të mirën e vendit dhe t’i qëndrojë besnike votuesve të saj. Kjo deklaratë e saj vjen në një kohë kur opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Aktorët kërcënues në këtë rajon janë të nënvizuara në axhendën tonë, ekspertët dhe analistët do të flasin për këtë temë ditën e sotme. Shqipëria është kandidate për në BE, aspirante. KE do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe për të bërë publike reformat.

Parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për Shqipërinë për hapat e mëtejshëm. Jam e bindur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjegjësinë që kanë partitë politike për të punuar në interesin e vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre”,- deklaroi Susanne Schütz.



Skip to toolbar