Amerikanët përkujtojnë 230 vjetorin e DASH me një foto të Skënderbeut

AKTUALITET


Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar 230 vjetorin e krijimit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe për këtë ka përzgjedhur foton e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, si për të treguar rrënjët e thella të miqësisë mes dy vendeve. Fotoja është shkrepur në 14 shkurt të vitit 2016 kur Shqipërinë e vizitoi Sekretari i Shtetit në atë kohë, John Kerry.

“Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë”, shkruan Ambasada Amerikane.

Qeveria amerikane është angazhuar për ndërtimin e një demokracie funksionale në Shqipëri dhe veçanërisht në ndërtimin e shtetit të së drejtës, ku rol të rëndësishëm luan vitin e fundit në realizimin e reformës në drejtësi. Për SHBA-në realizimi me sukses i kësaj reforme është i rëndësishëm që vendi të ketë një drejtësi të barabartë për të gjithë dhe që të zyrtarët dhe politikanët e korruptuar të dalin para ligjit, në mënyrë që vendi të ecë përpara në procesin integrues.

Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat,…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Freitag, 23. August 2019


Skip to toolbar