Aplikacioni i “spiunëve”: 411 denoncime

AKTUALITET


Vetëm në 48 orë nga lançimi i aplikacionit “Stop Informalitetit” ka patuar jo pak por 411 denoncime nga qytetarët  kundër të gjithë atyre bizneseve që bëjnë shkelje dhe që kryejnë evazion fiskal.

Nga këto denoncime të qytetarëve janë bllokuar pika karburanti, banesa që lëshonin dhomat me qira për pushuesit, lokale, e hotele. Ka qënë kryeministri Rama i cili ka shpërndarë fotot e subjekteve të bllokuara me shiritin tatimor, si dhe subjektet e tjera që janë denoncuar nga qytetarët.


Denoncimet kanë qenë nga më të ndryshme duke filluar, nga pika e karburanteve, hotele, markete, pastiçeri, servise celularësh, linjë autobusësh. Këto bllokime vijnë në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke nisur nga cilësia e karburanteve e deri tek zaptuesit e bregdetit. Nga ky aksion janë bllokuar qindra biznese që kryenin evazion fiskal, janë bllokuar pika karburantesh nga më të mëdhatë në vend si dhe restorante që nuk lëshonin kuponin tatimor.

Me anë të një statusi të bërë publik kryeministri Rama bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë në aplikacionin e lançuar çdo shkelje.

“Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411 Faleminderit të gjithëve për kontributin e çmuar. 5510 qytetarë kanë shkarkuar në këto 48 orë aplikacionin STOP INFORMALITETIT në smartfonin e tyre”, shkruan Rama ndërsa apelon që të gjithë ta shkarkojnë këtë aplikacion dhe të japin kontributin e tyre në aksionin e qeverisë për të luftuar informalitetin në vend.

Në vetëm 48 orë nga dalja e aplikacionit STOP INFORMALITETIT, numri i denoncimeve të qytetarëve ka shkuar në 411👊…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 22. August 2019



Skip to toolbar