Amnistia penale në Kuvend/ Ministri Manja: Amnisti për protestuesit e opozitës, pushohen 232 çështje penale

Më të fundit


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se protestuesit e opozitës përfitojnë nga amnistia penale.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Manja u shpreh se do të përjashtohen kallëzimet për veprat penale të kryera në protestat e zhvilluara deri më 31 mars të vitit 2024.

Sipas Manjës, do të pushohen 232 çështje penale.

“Do të përjashtohen të gjitha kallëzimet që ndodhen në organet përkatëse, për disa lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31/03/2024. Çka do të thotë, për protestuesit e opozitës, pa dallim ndarjesh në kohë, por për një kategori veprash penale, të cilat janë listuar dhe lidhen me këto kategori, do të kemi pushim të ndjekjes penale, në çdo fazë të hetimit apo të gjykimit, për këto kategori. Se cilat janë veprat e listuara, zoti Bardhi do t’i propozojë në amendamentin e tij që do t’i parashtrojë këtu pas meje, kjo do të jetë sa i takon ndjekjes penale. Më lejoni t’ju jap një shifër, që e kemi të rakorduar me organin e akuzës, janë 232 çështje penale që do të përfitojnë nga kjo amnisti, sa i takon ndjekjes penale. Flasim për çështje, sepse numri i personave që përfitojnë është në disafish, ka një çështje penale me 10, 15 apo 20 persona që kanë qenë në hetim apo gjykim”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar