Andi Lila kthehet në Shqipëri pas 8 sezonesh, i bashkohet Tiranës

SPORT


Andi Lila i jep fund pritjes. Mesfushori 33-vjeçar i ekipit tonë kombëtar, ka vendosur t`i bashkohet Tiranës. Pas disa javësh aludimesh dhe zërash merkato, me shumë klube të superiores që shfaqën interes, mesfushori ka vendosur të vijojë pjesën e mbetur të karrierës me ish-klubin e tij të mërpashëm, Tiranën. Marrëveshja mes Andi Lilës dhe Tiranës është gjetur këtë të hënë, teksa futbollisti ka takuar presidentin Refik Halili dhe ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje për kontratën e re. Andi Lila rikthehet në kampionatin shqiptar pas 8 vitesh mungesë. Lila e ka nisur karrierën me të rinjtë e Besës në Kavajë, dhe më pas ka luajtur me ekipin e parë të Besës.

Në vitin 2006 ai luan për një sezon te Iraklis në Greqi dhe rikthehet përsëri te Besa, ku luan gjithashtu sezonin pasardhës. Në vitin 2008, andi Lila u bë pjesë e Tiranës, kua luajti deri në vitin 2011. Me ekipin bardheblu, Lila arriti formë të shkëlqyer, duke bërë hapin e madh të karrierës, pasi u transferua te PAS Giannina në Greqi. Te skuadra greke luajti deri në vitin 2015, ndërsa për gjysmë sezoni u huazua te Parma në Itali. Pas përfundimit të huazimit, Andi Lila u rikthye përsri të Giannina, ekip me të cilin luajti deri në maj të këtij viti, kohë kur i përfundoi dhe kontrata. Në garë për Andi Lilën ishin disa klube, por mes tyre, rivalitetin më të madh e shfaqën Kukësi dhe Tirana. Ekipi bardheblu tashmë ka zyrtarisht një tjetër përforcim, që do të jetë një garanci për mesfushën. Së fundi, Andi Lila ka krijuar dhe Sindikatën e Futbollistëve të Shqipërisë, duke u bërë kryetar i saj. Andi Lila është gjithashtu një nga lojtarët me më shumë ndeshje në ekipin tonë kombëtar, pasi numëron të paktën 70 prezenca me fanellën kuqezi



Skip to toolbar