Kërkoi luftë, nëna e Kacifas nën hetim

Nëna e Kostandin Kacifas, ekstremistit nga Bularati që u vra një vit më parë, Vasilia Kaçifa është vënë nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës, pas referimit të dosjes nga Njësia Antiterrorizëm në Policinë e Fierit. Nëna e Kacifas, akuzohet për thirrje ekstremiste që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë, mësoi Realstory.al.

“Nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm Fier u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen V.K., 67 vjeçe, banuese në fshatin Bularat, pasi në varrezat e fshatit Bularat, gjatë cermonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, K. K., ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë”, thuhet në deklaratën e Policisë së  Shtetit, raporton Realstory.al.

Po çfarë ndodhi me Vasilia Kaçifas?

Pak ditë më parë, gjatë ceremonisë përkujtimore të Kostandin Kacifas, nëna e tij bëri deklarata të forta me tone nacionaliste kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur në gjuhën greke, Vasilia Kaçifas bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të rinjtë të “rrëmbenin armët dhe shpatat” për të mbrojtur “Vorio-epirin”. 

“Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi.  Jam krenare për ty biri im”, tha ajo.

Neni 265 i Kodit Penal parashikon se “Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”./Realstory.al/

Përplasi nënën me fëmijë në krah, arrestohet shoferi 22 vjeçar

Policia e Vlorës ka arrestuar shoferin e makinës luksoze, që përplasi mbrëmjen e së enjtes një nënë me fëmijë të vogël në krahë.

Mësohet se në pranga është vënë 22-vjeçari me iniciale L.H.

Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes i riu përplasi me makinën tip ‘Mazda’ gruan teksa po kalonte rrugën në zonën e Skelës, në lagjen Pavarësia.

Gruaja me fëmijën u rrëzuan në tokë dhe u ndihmuan nga kalimtarët për t’u larguar sepse aty kalonin makina të tjera. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të gjitha nënat të mblidhen këtu. Si ta bëni fëmijën të zgjuar

Të rrini vetëm gjysmë ore deri në një orë me fëmijën  mund ta bëjë më të zgjuar, sipas një studimi të fundit.

Fëmijët të cilët kanë lexuar së bashku me nënën e tyre ose janë ndihmuar në detyrat e shtëpisë mes të moshës tre dhe katër vjeç kanë tendencë të kenë më shumë aftësi të avancuara njohëse dhe ky ndikim do të zgjasë edhe në moshë të rritur.

Nënat që kalojnë kohë me fëmijet e tyre duke bërë edhe aktivitete zbavitëse të tilla si ecje apo duke pikturuar do sjellin aftësi shumë të mira sociale.

Studiuesit nga universiteti College në Londër dhe univeristeti i Essex kanë studiuar të dhënat e rreth 8000 fëmijëve duke i mbledhur për rreth 16 vite për të kuptuar se çfarë kushtesh ndikojnë në zhvillimin e hershëm të fëmijës.

Marco Francesconi, profesor i ekonomisë në universitetin e Essex thotë se nga ky studim kanë dalë dy zbulime kryesore.

“E para është se nënat që kalojnë kohën duke bërë atë që ne e quajmë “aktivitete arsimore” me fëmijët mes moshës tre dhe shtatë vjeç të tilla si leximi  dhe ndihma në detyrat e shtëpisë, priren që të kenë aftësi të mira njohëse duke zhvilluar edhe nivelin e inteligjencës.

Ndërkohë, profesor Francesconi shton se nënat që realizojnë aktivitete kreative duke përfshirë ecjen në këmbë në natyrë, të pikturuarit dhe të kënduarit sjell një aftësi mjaft të mirë në zhvillimin social të fëmijës.

Ai theksoi se nënat duhet të kalojnë gjysmë ore ose një orë me fëmijët e tyrë të vegjël çdo ditë pasi kjo  do t’i ndihmonte shumë ata për të rritur aftësitë e tyre njohëse dhe sociale.

Angela Merkel në zi. Humb njeriun a afërt

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur nënën e saj në moshën 90-vjeçare. Mediat gjermane shkruajnë se nëna e Merkel, Herlind Kasner është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në ditët e para të muajit prill, por kancelarja gjermane ka kërkuar që të respektohet privatësia e familjes.

Kancelarja Merkel është tepër e kufizuar kur vjen fjala për të folur për jetën e saj private, mirëpo në një intervistë të dhënë në 2016-tën, ajo ka treguar për marrëdhënin me të ëmën, duke thënë se kishin komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit.

Merkel shtoi se nëna e saj ishte shumë e dhënë pas lajmeve dhe gazetave, po bisedat mes tyre fokusoheshin përgjithësisht në tema familjare.

Herlind Kasner deri në vitet ’80 ka punuar si mësuese e Anglishtes dhe Latinishtes, ndërsa më vonë është tërhequr nga jeta aktive.

Skip to toolbar