Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër kanabisit duke ushtruar kontrolle në Berat e Fier dhe si rezultat 6 persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me kanabis.
Në Berat konkretisht janë arrestuar 3 të rinj të cilët u kapën në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.
Në pranga kanë rënë L. K., 34 vjeç, banues në
Lushnjë; J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë; M. P., 28 vjeç, banues në Durrës; të
cilët janë kapur me një sasi prej 6.2 kg kanabis. Nga kontrolli i ushtruar në
mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin të arrestuarit e
lartpërmendur, Policia ka gjetur të fshehur lëndën narkotike.
Ndërkohë në Fier janë arrestuar E. Y., 35
vjeç, banues në Kreshpan, Fier; S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier; E.
S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur me rreth 13 kg kanabis.
Sipas policisë këto persona janë hetuar për
rreth 10 ditë dhe në fund të këtij operacioni në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u
kapën në flagrancë duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu
gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë
përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.